Shkon si kandidat për deputet, Andi Lila përzihet nga stadiumi gjatë intervistës

Shpërndaje

Një ditë më parë postimi i Andi Lilës në profilin e tij Instagram bëri bujë.

Ish-futbollisti i Kombëtares shkruante se u largua në mënyrë agresive nga fusha e vjetër në Kavajë dhe kjo lidhet vetëm me faktin që ka hedhur kanditaturën si deputet në Partinë Demokratike.Andi Lila po bënte një intervistë për jetën e tij futbollistike për News 24 por dy zyrtarë të Bashkisë Kavajë ndërprenë gjithçka.

34-vjeçari shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.