“Shkronjat tona janë të arta”, versioni i ri i këngës së alfabetit nga Tuna (Video)

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka përkujtuar sot zyrtarisht përvjetorin e Kongresit të Manastirit, ku u vulos Alfabeti i Gjuhës Shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi ka zbuluar se këtë vit, këngën e alfabetit e kanë sjellë ndryshe. Në ndihmë u ka ardhur edhe këngëtarja e njohur, Tuna.

“Këtë vit, këngën e alfabetit e sjellim ndryshe, në bashkëpunim me Tunën. Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video urim për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe”, shkruan Grubi krahas videos ku shfaqet edhe kënga.