Shqiptarëve në veri nuk u jepet leje për ndërtimin e shtëpive

Shpërndaje

Në veri të Mitrovicës në lagjet me shumicë të popullsisë shqiptare po vazhdon ndërtimi i shtëpive për serbët, raporton TV21.Në lagjen “Kroi i Vitakut”, tashmë po investohet për popullimin e kësaj pjese me serbë, derisa shqiptarët nuk po mund të marrin leje të ndërtojnë në pronat e tyre.Nazim Ismajli, kryetar i këshillit të veriut tha se shqiptarët në këtë pjesë po pengohen me çdo kusht që të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Në këtë lagje kanë jetuar 141 familje shqiptare, të gjitha të ndjekura nga lufta. Prej viti 2000-2008 nuk është ndërtuar asgjë, kurse deri në vitin 2013 janë kthyer afër 250 familje shqiptare. Serbët ndërtojnë ku duan, si duan. Kjo lagje prapa neve është ‘lugina e diellit’, aty është bërë një qytet, për ta nuk kërkon askush leje,” tha Ismajli.Ai kërkoi nga qeveria që të interesohen më shumë për shqiptarët e kësaj ane.“Ka shumë deputetë që janë të interesuar dhe kanë qenë këtu sepse janë interesuar për të dhënë kontributin e tyre,” tha Ismajli.