Skandaloze: Hoti në Samitin e Sofjes paraqitet pa flamurin shtetëror, e lë atë pas dere

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në takimin virtual në Samitin e Sofjes.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të BE-së, raporton arbresh.info.

Megjithatë, ajo çka bie në sy, është mos vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës gjatë paraqitjes së Hotit në këtë samit.

Përveç kësaj, në fotografinë e publikuar nga vet Hoti, shihet flamuri i Kosovës i lënë pas dere.

Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur qëllimisht, apo nga pakujdesia, mirëpo liderët tjerë shtetëror shumica kanë vendosur flamurin e tyre kombëtar.