Taravari: Sillen vendime “ad-hoc”, pa asnjë strategji për pandeminë

Shpërndaje

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari thotë se sistemi shëndetësor në vendin tonë nuk mund ta përballojë situatën me pandeminë. Nuk kemi qenë të përgatitur dhe nuk është punuar mjaftueshëm as gjatë pandemisë që kjo situatë të përmirësohet, tha ai në një intevistë për Tv Sitel.

“Ne e kemi ditur se si është sisetmi shëndetësor në Maqedoni, por asnjëher nuk kemi menduar se mund të na ndodh ndonjë pandemi dhe askush nuk mund ta parashikonte një gjë të tillë. Megjithatë, ai sistem që nuk funksionon, e kemi kritikuar, përfolur se si ta rregullojmë dhe të fillojë të funksionojë ashtu siç duhet. Sot, kur kemi pandeminë, e shohim se gjithçka ka devastuar dhe Ministria e Shëndetësisë sjellë vendime ad-hoc, pa asnjë strategji. Shohim njerëz të firkësuar, nuk ka shtretër të lirë nëpër siptale, thjeshtë veprojmë në mënyrë kaotike”, tha Taravari.

Taravari tha se vendi ynë edhe përskaj asaj që ka vde*kshmërinë më të lartë në Evropë nga Covid 19, vetëm para dy – tre javëve ka sjellur protokokolle për trajtim të pacientëve.

“Arsye janë të shumta, thash si fillim se nuk kemi strategji, ndoshta jemi vend i vetëm pa strategji. Deri para dy-tre javëve ne si opozitë e thonim këtë dhe kërkonim e pakta të përgatitetn protokolle se si të trajtohen pacientët. Ne këtë e kemi kërkuara që para pesë muajsh dhe ne vetëm para dy-tre javëve kemi protokolle. Shtatë muaj pandemi, ne nuk kishin zyrtarisht protokolle për trajtim dhe terapi”, shtoi më tej ish ministri i shëndetësisë, Taravari.

Ai akuzoi se qytetarët nuk mund të marrin asnjë informacion për të afërmit e tyre nëse shtrohen në Klinikën Infektive në Shkup, pasi nuk ka një shërbim për këtë. Shtoi se shumica e qytetarëve edhe nuk dëshirojnë të shtrohen aty, pasi kanë frikë se do të përfundojnë të vd*ekur.

“Qytetarët kanë paragjykime. Nëse hospitalizohen një pacient në klinikën infektive, nuk merr asnjë infomacion nëse nuk ke një person të afërt atje. Nga kjo studio u bëj apel organeve kompetente të bëjnë shërbim ku familjet do të mund të marrin informata për të afërmit e tyre që janë atje të hospitalizuar. Prandaj pacientët edhe me simtoma të lehta, nuk duan të përfundojnë atje pasi mendojnë se do të mbarojnë letalisht”, tha më tej kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.