Teksa mbahej seanca ndaj Rexhep Selimit, kështu protestohej para Gjykatës Speciale

Shpërndaje

Brenda Dhomave të Specializuara të Hagës tash e sa ditë janë duke u mbajtur në paraburgim disa prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi kanë përfunduar paraqitjet e para përpara Gjykatësit të Procedurës Paraprake, derisa sot një procedurë të tillë është duke e përfunduar edhe Rexhep Selimi

Gjithë këto zhvillime po kundërshtohen, derisa përpara ndërtesës së Speciales në Hagë po protestohet. Deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës, Ahmet Gjanaj, përpara ndërtesës së Speciales ka vendosur librin e Nusret Pllanës në të cilën shkruhet më krimet që regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit i ka kryer në Kosovë.