‘Tetovar të dashur’, ndihmoni këtë nënën plakë e cila rri ulur në trotuar për një kafshatë bukë (Foto)

Shpërndaje

Një plakë e cila shumë herë dhe thuajse se për çdo natë, e shohin kalimtarët tetovar, por a i shkon mendja dikujt e sidomos pushtetit ta ndihmojë këtë nënë për të cilën ne si staf e kemi parë shumë herë, e kemi pyetur, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se prej nga është, pse del çdo natë, a jeton me dikën, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Ju bëjë apel që ta ndihmojmë këtë nënën plakë, sepse nuk na ka hije neve si tetovar që ta lëmë të qëndron në këto netë të ftohta për një kafshatë bukë.

Sonte edhe gazetari Urim Salihi ka reaguar me një shkrim për këtë nënën plakë.

Postimi i tij:

Nuk ka pamje më të trishtë qyteti kur sheh një të tillë grua në moshë të thyer, që qëndron si një statujë e gjallë dhe e vr*et për ditë varfëria ekstreme. A e meriton një njeri të jetojë kështu në këto netë dimri të acarta? A e meriton kjo grua e varfër të qëndrojë ulur në betonin e ftohtë mbuluar me një batanije të hollë dhe të pret dikë ti dhurojë diçka për të mbijetuar kur në fakt vetë ky i ftohtë i egër mund tia këput jetën në çast?. Zoti im, përse qyteti im po pushtohet nga të tillë njerëz që po i vr*et jo vetëm pandemia por edhe skamja?!…