Tetovë, numri i të shëruarve e tejkalon atë të infektuarve

Shpërndaje

Nga 3081 teste për Kovid-19 të kryera gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut 1198 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërkaq 26 kanë humbur betejën me këtë sëmundje, ndërsa 621 pacientë u shëruan, transmeton nmk-post.

Në qytetin e Tetovës shihet një ulje e të infektuarve me Covid 19, ku për 24 orë janë shënuar vetëm 29 raste, gjë që regjistron numrin më të ulët që nga fillimi i valës së dytë, ndërsa janë shëruar 69 persona.

Në Tetovë gjithsejt ka 978.