‘Unë jam veç një çlirimtar’, Gold AG reagon pas paraqitjes së Selimit në Hagë

Shpërndaje

Gold AG mbështeti publikisht Rexhep Selimin, pas paraqitjes së parë para gjykatës Speciale.

Sot (e mërkure) u mbajt seanca e parë për Rexhep Selimin në Gjykatën Speciale.

Gjyqtari ia lexoi Selimit akuzat e aktakuzës, ndërsa ai u deklarua i pafajshëm në të gjitha pikat që i ngarkon aktakuza.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Gold AG ndau një foto të Rexhep Selimit krah Adem Jasharit dhe shkruan disa fjalë për të.

“Unë jam veç një çlirimtar! Luftën e kemi fillu me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Wesley Clark”, ka shkruar Goldi.