Vaksina e “Pfizer” arrin në Evropë, aeroplani amerikan kishte 15 mijë kilogramë akull bashkë me të

Shpërndaje

Dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer kanë arritur në Evropë. Belgjika është shteti i parë që ka pranuar zyrtarisht vaksinat ndaj Covid19.

“United Airlines” ka bërë bartjen e vaksinës. Janë nevojitur plot 15 mijë kilogramë akull në aeropan që të ruhet temperatura e nevojshme e vaksinës Pfizer.

Javën e kaluar, kjo kompani farmaceutike amerikane paraqiti një kërkesë për aprovim për përdorim urgjent në institucionet evropiane dhe amerikane, sepse përdorimi i vaksinës nuk është i mundur pa lejet e duhura nga autoritetet kompetente në BE dhe SHBA.

Leja e përdorimit pritet të jipet në ditët e para të dhjetorit.