Vetëvendosja fiton në Podujevë

Shpërndaje

Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.

Në numërimi i deritanishëm i votave, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Express mëson se ai është në epërsi të votave, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të shkohet në balotazh.

Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja, pa humb për herë në 20 vitet e fundit nuk po prin në komunën që konsiderohet bastion i saj.

Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.

Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.

Ndërkaq, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.

Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.