Vetëvendosja i kërkon Parlamentit të Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit nga Serbia

Shpërndaje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri i ka kërkuar Parlamentit shqiptar të miratojë një rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit nga Serbia.

“Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash”.

Kërkesa ndaj legjislativit në Shqipëri vjen në kohën kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po ballafaqohen me Gjykatën Speciale.

Kërkesa e plotë:

 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike – Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit; kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca – që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në vijim mund gjeni tekstin e plotë dhe dokumentet shoqëruese të kësaj kërkese zyrtare:

Kërkesë për mbështetjen dhe miratimin e një Rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Kryeministrit, Edi Rama

Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit

Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetares së Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Avokates së Popullit, Erinda Ballanca

Dokumenti i plotë: