Vjosa Osmani e uron Bidenin: Nën udhëheqjen tuaj, do të lulëzojë demokracia në SHBA

Shpërndaje

U.D presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Amerikës, Joe Biden, për fitoren e madhe.

Ajo tha se nën udhëheqjen e tij demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën.

Postimi i saj:

Në emër të njerëzve të Kosovës, ju shpreh urime të ngrohta Joe Biden & Kamala Harris në zgjedhjen e tyre për të udhëhequr njerëzit e Shteteve të Bashkuara! Jam e bindur që nën udhëheqjen tuaj si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe zëvendëspresidentja, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën.