Vr.itet gazetari i Radios Evropa e Lirë

Shpërndaje

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vr*arë të enjten në provicën afgane Helmad, si pasojë e një bom*be që i është ngjitur në makinën e tij.

Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, ka thënë për REL-in se bom*ba e ngjitur në makinën e Dayees, ka vr*arë gazetarin dhe ka pla*gosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sul*min.

Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.

“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sul*m terr*orist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan. “Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tme*rrshëm”.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dën*uar vr*asjen e Dayees duke thënë se “mbrapa sul*mit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan”.

Dhu*na është rritur në gjithë Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe tali*banët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në Afganistan.

Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator./rel