Zaev: Më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas!

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në pres konferencë për media tha se duhet vullnet i mirë dhe të shohim pozitivisht për të zgjidhur problemin me Bullgarinë.

Ai tha se i vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin.

“Bullgaria është mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe besoj se do t’i qëndrojmë kësaj. Ne duhet të kemi vullnet të mirë, të shohim pozitivisht për të zgjidhur problemin. Besoj se do të ketë një takim me Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov dhe grupet e punës do të krijojnë një atmosferë për këtë. Më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas”, tha Zaev.