Zaev: Shteti është këtu të ndihmojë në momentet më të vështira

Shpërndaje

Fillohet me realizimin e pakos së katërt për mbështetjen e qytetarëve, ekonomisë dhe ruajtjes së qendrueshmërisë makroekonomike. Nga fillimi i pandemisë në vazhdimësi i ndjekim situatat dhe në mënyrë adekuate reagojmë në afat më të shpejtë që të ndikojë në mbështetjen e dhënë financiare”, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në postimin në Fejsbuk.

“Krahas masave për mbështetje të drejtpërdrejtë të pagesës së rrogave, si dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për qytetarët, kemi sjell masa për lirime tatimore dhe ulje të tarifave për kompamnitë si: ulje të TVSH-së nga 18 për qind në 5 për qind për shërbimet artizanale; ulje të TVSH-së për shërbimet e resotoranteve dhe shërbimeve të ushqimit dhe pijeve; pagesës së TVSH-së pesë ditë pas dërgimit të paraqitjes; anulim të pagesës së akontacioneve për tatim të fitimit dhe tatimin e të ardhurave personale; njohjen e kostos për sigurimin shëndetësor privat dhe testimit për Kovid-19”, shkruan Zaev.

Ai më tej shton se përmes rebalancit të Buxhetit për sektorët më të goditur në mënyrë shtesë janë ndarë 412 milion denarë për të mbështetur prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit dhe verës; 9.8 milion denarë për guidat turistike; 120 milion denarë për kthimin e taksës turistike për vitin 2019 dhe 330 milion denarë për grante për agjencitë turistike, këndet e lojrave dhe resotoranteve e dasmave.

“Forcimi i dialogut, konsultimi para sjelljes së masave me të gjithë aktorët në shoqëri, oda, sindikata, punëdhënës, organizata qytetare është prioritet i jonë. Shteti është këtu të ndihmojë në momentet më të vështira, bashkë ta përballojmë këtë krizë, të dalim më të fuqishëm dhe të vazhdojmë me trendët pozitivë të ekonomisë më të re zhvillimore. Me vetëdijë të lartë kolektive dhe kujdes për çdo jetë dhe vend pune do ta tejkalojmë këtë krizë dhe do ta shfrytëzojmë si mundësi për ndërtimin e një shoqërie të fuqishme dhe prosperuese”, ka shtuar Zaevi.