Zaevi u prit nga Borisovi në Sofje, së bashku do ta kryesojnë Samitin e Procesit të Berlinit

Shpërndaje

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit bashkë-kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të mbahet sot në Sofje. Delegacionin nga Maqedonia e Veriut e udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Arritëm në Sofje që të marrim pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Hapim kapitull të ri të zhvillimit të rajonit dhe për realizimin e standardeve të cilat vendet e rajonit tonë i vendosin më afër anëtarësimit në BE.

Sot do të kemi mundësi të diskutojmë për drejtimet strategjike kyçe për rajonin tonë, për vizionin e Tregut të përbashkët rajonal dhe për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Edhe në këtë rast, falënderim të posaçëm dërgojmë edhe për iniciatoren e Procesit të Berlinit, Kancelarja Merkel dhe për RF e Gjermanisë, prej të cilëve në vazhdimësinë marrim mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe në bashkëpunimin rajonal.