Zaharieva: Eurointegrimi i Ballkanit Perëndimor është në dobi të Bullgarisë

Shpërndaje

Bullgaria i respekton fqinjët e saj dhe ka interes për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva për televizionin Nova.

Duke u përqendruar në veton bullgare për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, Zaharieva potencoi se mbështetja nga Bullgaria për vendin kurrë nuk ka qenë e pakushtëzuar.

“Autoritetet në Shkup kanë qenë në dijeni kohë më parë se ka probleme që nuk i kanë zgjidhur në marrëdhëniet bilaterale me ne”, tha Zaharieva, duke shtuar se vitin e kaluar gjatë takimit të fundit ndërqeveritar të vendit u theksuan këto probleme.

Ajo potencoi se pas qëndrimit të Sofjes ka edhe “pengesa afariste”, si gjoja bllokimi i investimeve bullgare në vend me pengesa administrative, ngecja në ndërtimin e Korridorit 8, “dështimi i programit trevjeçar për arsim dhe kulturë” nga pala maqedose dhe “refuzimi i bashkëpunimi në mbrojtje”.