Zaharieva: Themi “Jo” për fillimin e negociatave, e jo për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shpërndaje

Bullgaria çdoherë është sjell mirë ndaj Maqedonisë së Veriut, në të gjitha momentet e vështira deri më tani ia kemi dhënë dorën. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë dhe t’ia japim dorën, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva për BTV bullgare.

“Ne themi ‘jo’ për fillimin e negociatave, e jo për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, nuk besojmë se në këtë moment ata janë të gatshëm për t’i plotësuar kushtet për fillimin e negociatave”, sqaroi ministrja Zaharieva.

Sipas saj, Shkupi nuk e zbaton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe vazhdon me urrejtjen ndaj Sofjes, për shkak, thotë, nuk ka mënyrë si Bullgaria të thotë “po” në këtë fazë.

“Askush nuk e konteston të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe ta quajnë gjuhën e tyre siç duan, por nuk pajtohemi se kjo e drejtë e vetëpërcaktimit duhet të bazohet në urrejtjen, vjedhjen e historisë dhe mohimit të Bullgarisë dhe gjuhës bullgare. Siç janë nisur, ata do të fillojnë ta mohojnë ekzistimin e kombit bullgar”, deklaroi Zaharieva.