Zëvendësministri Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat

Shpërndaje

Zëvendësministri i Shëndetësisë, mjeku Ilir Hasani në ‘Facebook’ bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së coronavirusit.

“E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do t;i thoni për mua. Po ashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj. Vëllezër, motra, miq, dhe gjithë ju të dashurit e mi, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na mer prindër, motra, vëllezër, por na merr edhe bijë e bija”, shkruan Hasani.