Zvicër – Treni i merr jetën të riut nga Kosova

Shpërndaje

Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit, tha policia kantonale e Fribourg në një deklaratë, shkruan 20 min.ch, transmeton Albinfo.ch.

Raoortohet se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e trenit.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se 15 vjeçari i goditur nga treni është me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për të riun Ardian R.

Këtë e ka konfirmuar për “Reporteri.net”, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha,.përcjell Albinfo.ch

Mediat kosovare raportojnë se familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe se ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.