Abazoviq: Më ofruan 21 milionë euro që të mos e rrëzoj Gjukanoviqin nga pushteti

Shpërndaje

Lideri i URA-s, Dritan Abazoviq, i cili në qeverinë e tij malazeze është propozuar për nënkryetar, për siguri, deklaroi se i janë ofruar 21 milionë euro që të mos bëjë koalicion me dy listat tjera zgjedhore me qëllim që të rrëzohet nga pushteti DPS i Milo Gjukanoviqit.

Megjithatë, Abazoviq nuk deshi të zbulojë se kush ia ka ofruar paratë.

Ai pohon se ka marrë oferta nga të gjitha anën dhe nga “disa klane”, por refuzoi të tregojë kush dhe çka i ka ofruar.

“Është e vërtetë se kam marrë oferta nga disa klane. Nuk dua të bëhem viktimë. Kam shumë presione sepse investimi është i madh, të cilin e morëm pas zgjedhjeve. Por nuk ndihem i pasigurt”, deklaroi mbrëmë Abazoviq.