Abazoviq në Tuz: Shqiptarët u diskriminuan nga qeveritë e kaluara

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë vizitën e parë zyrtare në komunën e Tuzit, pas marrjes së detyrës, vend ky në të cilin është takuar me kryetarin, Nik Gjeloshaj dhe komunitetin shqiptar, transmeton Insajderi.

Në një prononcim për mediet, Abazoviq tha se shqiptarët u diskriminuan nga qeveritë e kaluara, teksa u zotua se do të punojë për të mirën e komunitetit.

“Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara. Ne do bashkëpunojmë me projekte për të mirën e komunitetit”, është shprehur ai.

Ndërkaq për këtë takim ka folur edhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjelosha.

“Sot, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritem në takim, Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq”, tha ai me anë të një postimi në Facebook.