Ahmeti – Buçkovski: Marrëveshja mund të arrihet

Shpërndaje

Sot në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar ish Kryeministrin Vlado Buçkovski, i ngarkuar me punë nga qeveria e Maqedonisë së veriut për kontestin me Bulgarinë fqinje. Z. Ahmeti dhe z. Buçkovski diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë midis Shkupit dhe Sofjes, qëndrimet aktuale të palëve dhe mënyrat më të mira për ta tejkaluar mosmarrëveshjen e krijuar.

Z. Ahmeti dha mbështetje të plotë për dialogun intenziv dhe shprehu bindje që zgjidhja është e arritshme shpejt dhe pa asnjë pasojë të vetme ndaj gjuhës, identitetit dhe kulturës të cilt nuk janë pjesë e kontestit dhe e dialogut.

Fryma europiane e arritjes së marrëveshjes duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e saj të përpiktë pa vonesa edhe si pjesë e kornizës negociuese në pjesën e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe përcaktimeve kushtetuese për moscënim teritorial dhe tjetër ndaj fqinjëve tanë.