Ahmeti: Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju!

Shpërndaje

Lideri i BDl-së Ali Ahmeti ngushëllon familjen Maliqi për humbjen e humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit, humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit.

Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh i cili me veprat e veta ke lënë shumë gjurmë në vend dhe në rajon.

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju.

U prehsh në paqe Xhaxh!