Ambasada e Kosovës: Ka pasur keqkuptim! Nuk nevojiten PCR teste për qytetarët e Maqedonisë

Shpërndaje

Shumë qytetarë nga Maqedonia sot janë kthyer në pikën kufitare të Bllacës në drejtim të Kosovës.

Nga MPB më herët njoftuan se nga pika kufitare Bllacë kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR, ndërsa për kalim transit testi nuk është i nevojshëm.

TV21 kontaktoi ambasadorin kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj. Ai tha se ka pasur një keqkuptim i cili është sqaruar për shkurt kohë, dhe se Maqedonia nuk është në listën e vendeve që i kërkohet PCR test.