Asambleistja e LDK-së i bashkohet Vetëvendosjes

Shpërndaje

Asambleistja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, është bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje, njofton ALBAZONE MEDIA.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Albin Kurti në profilin e tij në Facebook.

“Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.

Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.

Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asamblistëve të Lëvizjes në Ferizaj”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, të dielën po ashtu edhe 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, e cila tashmë ka bërë me dije se do të jetë pjesë e listës së LVV në zgjedhjet e jashtëzakonshme.