Bahtiri: Albin Kurti po vjen si kryeministër

Shpërndaje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i ngazëllyer nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar Kosovën në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se Albin Kurti po vjen, po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po vjen, po vjen për të qendruar gjatë si Kryeministër i Kosovës.

Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti.

Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashk si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër.

Mitrovica dhe gjithë Kosova me Albinin💪