Bashkëpunimi elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, Rama: Në një të ardhme të afërt do të jemi pjesë e rrjetit evropian
Kryeministri Rama ka njoftuar sot në rrjetin social facenook se më në fund nisi operimi i pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË😊
Hedhim sot, pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë.
Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.
Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona🇦🇱🤝🇽🇰