Bekim Jashari: Për Sami Lushtakun vetëm Jasharët e vd.ekur janë të mirë

Shpërndaje

Në një bisedë të aferës “Pronto” me Adem Grabovcin, Sami Lushtaku thoshte se do të ia tregojë qefin Jakup Krasniqit edhe po të ishte djali i Adem Jasharit.

Asokohe ishte befasi që një personalitet nga Drenica të kishte dikursh të tillë ndaj familjes Jashari. Por, ish komandanati i Drenicës Sami Lushtaku tashmë është futur në një betejë akuzash me njërin nga përfaqësuesit e familjes Jashari, kryetarin e Skënderajt Bekim Jasharin. Ndarjet duken të kenë qenë më të hershme.

Kjo kronikë e Klan Kosovës tregon se si Rifat Jashari nuk i jepte dorën Sami Lushtakut pas faljes së namazit të Bajramit vite më parë. Përplasja është rikthyer sërish. Jashari e Lushtaku kanë vazhduar të hedhin kritika e akuza ndaj njëri-tjetrit, për angazhimin dhe aktivitetet para dhe pas luftës. Kurse, përplasja ka marr kahe tjetër, kur një ditë më parë në televizionin Dukagjini, Bekim Jashari ka thënë për Lushtakun se ka qenë larg vatrave ku luftohej gjatë viteve 1998 dhe 99 në Kosovë.

Por, këto i ka mohuar Lushtaku. Ai në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Jashari po e keqpërdor emrin e familjes së tij me deklarata të tilla.

“Unë mendoj që Bekimi duhet me u marrë me mu për faktin se si kryetar i komunës ka dështuar komplet dhe tash për me u bë pak ma interesant merret me mu. Unë kam qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës në Kosovë dhe këtë më së miri e dinë bashkëqytetarët e mi dhe qytetarët që na kanë parë për çdo ditë. Nuk dua për shkak të familjes me dhanë naj koment, sepse ai është duke e keqpërdorur kurorën e familjes Jashari, që mendoj që po bën gabim të madh”.

Reagimit të Sami Lushtakut i është kundërpërgjigjur Bekim Jashari, i cili për Kanal10 ka thënë se këto janë shpifje të radhës që tregojnë mos respekt për familjen Jashari.

“Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla, në fakt këto i dinë më së miri dhe i bënë jo shumë rrallë.Sa ka pasur e sa ka respekt Samiu për familjen Jashari dëshmohet më së miri me ofendimet që ia ka bërë̈ për familjen time disa herë mbas luftës, e të cilat kanë dalë edhe në media dhe opinioni qytetar i dinë shumë mirë. E kam dëgjuar edhe në të kaluarën këtë thënie “Shqiptari i mirë është shqiptari i vd*ekur”.

A do të thotë kjo edhe për Sami Lushtakun që Jasharët e mirë janë Jasharët e vd*ekur? Bekim Jashari është i “keq” sepse është gjallë edhe ua ka ndal abu*zimin me pushtetin në Skenderaj! I keq është ai që me paratë e popullit pasurohet në luftë dhe pas saj.

Në Skenderaj humbës janë vetëm një grup i caktuar që kanë abu*zuar e keqpërdorur me paranë publike (qeverisja e kaluar). Samiu e ka pasur rastin për të dëshmuar respektin ndaj familjes Jashari dhe familjet e dëshmorëve, duke punuar me duar të pastërta, duke bërë punë të mira për qytetarët e komunës sonë.

Ai në vend të kësaj bëri udhëheqje totalitare, duke luftuar lirinë e shprehjes, opozitarizmin, mediat dhe mendimin kritik”, ka thënë Jashari. Kanal10 ka provuar të marrë një deklaratë nga ish-kryetari i Skenderajt, por ai nuk pranuar të flasë.