Burri i ish ambasadores së Maqedonisë do të emërohet “kryespiun” i Malit të Zi

Shpërndaje

Zv.kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç ka larguar kreun e shërbimit sekret të vendit Dejan Perunçiç, njeri i afërt i kryeministrit aktual Dusho Markoviç, ish-funksionar i UDB-së për mbi 30 vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abazoviç në twitter-in e tij, ndërkohë që sipas disa mediave malazeze, pritet që kreu i ri i shërbimit sekret të jetë një zyrtar i lartë i policisë së Beogradit që ka punuar gjatë periudhës kur Mali i Zi dhe Serbia ishin në një shtet.

Mediat malazeze japin mbiemrin e zyrtarit, Shçekiç, i cili ka qenë i martuar me ish ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, gjatë viteve 2005-2006.

“Takimi me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB), Dejan Peruniçiç, sapo ka përfunduar dhe unë e falënderova atë për punën e deritanishme. “Emërimi i një drejtori të ri të atij institucioni po vjen së shpejti, shkruan Abazoviç në twitter.

Peruniçiç megjithatë nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe sipas gjasave ai do të shkarkohet të Enjten, kur është planifikuar mbledhja e dytë e Qeverisë.

Mandati i Peruniçiç si kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare skadoi në 20 Gusht dhe ai institucion ka qenë në pozicionin e ushtruesit të detyrës që prej asaj kohe./GazetaShqip