Deputeti i ASH-së, Aziri: Problemi tre dekadësh i shumë shqiptarëve më në fundë do të zgjidhet!

Shpërndaje

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa përfundimisht kanë arritur që të fusin në rendë ditë propozim ndryshimin e ligjit për Nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në zgjedhjet e fundit kishin premtuar zgjidhjen e një problemi që më dekada ka munduar shumë familje shqiptare, që nga pavarësia e Maqedonisë kjo çështje disa herë dhe nga shumë qeveri është thënë se do të zgjidhet, por ende deri më sot nuk është zgjidhur.

Janë më shumë se 60 mijë persona që jetojnë në Maqedoninë e Veriut por që nuk posedojnë nënshtetësi për shkak të ligjit aktual i cili përmban shumë kushte dhe kërkesa absurde.

Deputeti i ASH-së Elmi Aziri sot përmes një konference për media nga Kuvendi i RVM-së e kumtoi lajmin e shumëpritur për futjen në procedurë parlamentare të propozim ligjit për Nënshtetësinë.

Sipas Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët ky ligjë dot ju mundësojë marrjen e Nënshtetsis të gjithë atyre qytetarëve që e kanë këtë problem përmes ndryshimeve që i parasheh pripozim ligji për Nënshtetsi që është përgaditur nga një grup ekspertësh nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ndryshimet,sipas Azirit, kanë të bëjnë me thjeshtimin e procedurave për marrje të Nënshtetsis dhe ajo që është më e rëndësishmja parashihet heqja e mundësis që sigurimi shtetrorë të japë mendim për aplikuesit që në të kaluar ka qenë nyja kryesore ku edhe janë refuzuar shumë qytetarë me arsyetimin se “janë të rrezikshëm për shtetin”.

Aziri gjithashtu kërkoi mbështetje nga të gjithë grupet parlamentare pa dallim nëse janë opozitë ose pjesë e shumicës. Ky është një hap shumë i madhë dhe i rëndësishëm i ndërrmarrë nga ndonjë parti opozitare shqiptare dhe është futur në rrugë të mbarë për të gjetur përfundimisht zgjidhjen, sepse janë shumë familje jo vetëm shqiptare por edhe të komuniteteve tjera që nuk kanë nënshtetësi, deklaroi Deputeti Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.