Deputeti i BDl-së “çel qesen”, blen parcelën 24 milionë euro (Foto)

Shpërndaje

Kompania e naftës “Pucko Petrol”, të cilën deri para ca kohë e udhëhiqte deputeti i BDl-së, Ismail Jahoski, ka blerë tokë në Shkup në vlerë prej 24 milionë eurove.

Sipas Faktor, bëhet fjalë për tokë prej 42 mijë metrave katrorë, ku ka qenë ish fabrika “Alumina”.

Për blerjen e këtij vendi, kompania ka paguar 18 milionë euro, por me tatimet dhe shpenzimet tjera, shifra ka arritur në 24 milion euro.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Asmir Jajoski, djali i deputetit Ismail Jajoski, i cili tani e udhëheq kompaninë.
Ai ka theksuar se në kohën e pandemisë globale, kompania e tij do të investojë në vend.

Për momentiun nuk zbulohen shumë detaje se çka do të ndërtohet në vendin e blerë, por nuk përjashtohet mundësia që të blihen ndërtesa dhe hapësira afariste. Përjashtojnë mundësinë që aty të ndërtohet pompë benzene.

Jahoski i ri, poashtu ka paralajmëruar se në vendin e Aluminës do të bëhet investim në vlerë prej 150 milionë eurove.