Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë kërkon nga Brnabiq të ndajnë fonde për ndërtimin e spitalit në Luginë të Preshevës

Shpërndaje

Deputeti i shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami gjatë fjalimit të tij sot ka kërkuar nga qeveria serbe që të ndajnë fonde për ta filluar ndërtimin e një spitali në Preshevë, duke qenë se spitali më i afërt në këtë zonë është rreth 50 kilometër larg.

Bajrami ka thënë se kjo mund të arrihet vetëm me me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal osë përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues.

“Atëherë sot, nëse me të vërtetë sot ekziston një mentalitet demokratik, nëse me të vërtetë sot ekziston një mentalitet tjetër politik, atëherë sot z. Brnabiq, si Kryeministre e Qeverisë dhe mazhorancë në parlament, duhet të n’a konfirmojë se do të kujdeseni që qeveria juaj e tanishme të ndajë fonde për të filluar ndërtimin e një spitali, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës, kjo mundet te arrihet vetëm me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal, ose përmes përmirësimit të pozitës financiara të Trupit Koordinues”, tha Bajrami.

Fjalimi i plotë: