Drejtori i Agjencionit për punësim, Abdush Demiri ia nis punës nga Kumanova (Foto)

Shpërndaje

Drejtori i Agjencionit për punësim, nga rradhët e Lëvizjes BESA, Abdush Demiri nëpërmjet rrjetit social njofton për fillimin e punës për modernizimin dhe rindërtimin e Qendrës së Punësimit në Kumanovë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë

Filloi modernizimi dhe rindërtimi i Qendrës së Punësimit në Kumanovë.

Qendra e Punësimit Kumanovë do të bëhet një objekt modern në përputhje me nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve.

Punimet ndërtimore ndërmirren në kuadër të Projektit për modernizim, rehabilitim dhe përshtatje të ndërtesës – të Qendrës së Punësimit Kumanovë, për nevojat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra e Punësimit Kumanovë do të ketë një fasadë të re të ndërtesës, struktura e kulmit dhe dritaret do të ndërrohen, gjë që do të rrisë efikasitetin e energjisë në të gjithë ndërtesën.
Do të furnizohet një koftor me paletë, i cili do të zvogëlojë ndjeshëm shpenzimet e ngrohjes së ndërtesës që deri më tani është ngrohur me energji elektrike.

Qytetarët e Komunës së Kumanovës do të përfitojnë një ndërtesë moderne të sofistikuar që do të rinovohet plotësisht. Personat e papunë dhe punëdhënësit do të jenë në gjendje të marrin shërbime për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit në Kumanovë, një vend që do të rinovohet në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Rrjeti i furnizimit të ujit dhe kanalizimit do të rinovohet.

Rindërtimi i Qendrës së Punësimit Kumanovë është rindërtimi i parë i paraparë në përputhje me planin e prokurimit publik në përputhje me projektin e IPA fondeve i cili parashikon rindërtimin e 3 objekteve në rajone të ndryshme të shtetit.

Projekti për Modernizimin, rehabilitimin dhe adaptimin e ndërtesës së Qendrës së Punësimit të Kumanovës do të kushtoj 9,707,442.16 denarë, kurse punimet ndërtimore pritet të përfundojnë për dy muaj.