Dritë jeshile apo bllokadë nga Bullgaria? Nesër takimi i fundit i Këshillit për çështje të përgjithshme

Shpërndaje

Sjellja e vendimit për zgjerim të BE që duhej të gjendet në takimin e nesërm të Këshillit për punë të përgjithshme në Bruksel, është vendosur në margjina të takimit për shkak të bllokadës bullgare. Ambasadori i BE në vendin tonë, Dejvid Gir, thotë se negociatat me Bullgarinë duhet të vazhdojnë dhe sa më shpejtë të gjendet zgjidhje. Perspektiva e procesit euro integrues nuk është vënë në pikëpyetje dhe se pyetja është se kur do të fillojnë negociatat, thotë euro-ambasadori.

“Përderisa zgjasin debatet është shumë mirë të vazhdohet me dy pyetje të rëndësishme që tashmë u thanë nga ana e euro komisarit – të vazhdohet progresi në rrugën e reformave që janë të nevojshme për BE, gjithashtu të vazhdohet me dialogun me Republikën e Bullgarisë që është pjesë e përpjekjeve në suaza të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, megjithatë gjithashtu edhe pjesë e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion dhe vetë procesin e aderimit”, tha Dejvid Geer – Ambasador i BE-së.

Diplomat i lartë prej Brukselit tha se kryesia është shumë frustruese për shkak të bllokadës, transmeton korrespodenti i REL.

“Nuk jemi të kënaqur që Bullgaria nuk lejon negociata për shkak të çështjeve bilaterale historike për të cilat mendojmë se nuk i takojnë zgjerimit. Është bërë gjithçka që ishte e mundur, por askush më nuk e sheh dritën në fund të tunelit”, thekson një diplomat i lartë prej Brukselit.

Presidenti bullgar Rumen Radev e konfirmoi qëndrimin e pandryshueshëm të fqinjit tonë lindor i cili thotë se ata mbeten në linjat e tyre të kuqe dhe kërkon që të nënshkruhet aneks marrëveshje e re.

“Vëllezërit tanë prej Maqedonisë së Veriut duhet të jenë anëtarë të BE-së, por ky duhet të jetë proces i qëndrueshëm me çrrënjosje të retorikës antibullgare në fjalimin e urrejtjes ndërsa pranimi objektiv i së vërtetës historike duhet të jetë proces i pakthyeshëm. Këtu Bullgaria duhet të qëndrojë fuqishëm në të drejtat e saj”, potencoi Rumen Radev – President i Bullgarisë.

Nesër Këshilli i punëve të përgjithshme të BE-së do ta mbajë takimin e fundit për këtë vit, në të cilin duhej të miratohej korniza negociuese. Bullgaria mbeti në kërkesat e saj që kanë të bëjnë me identitetin, historinë dhe gjuhën maqedonase.