Duda Balje thotë se ka nisur punën për t’ia siguruar Kosovës njohjen nga Bosnja

Shpërndaje

Deputetja Duda Balje ka folur edhe për punën që është duke e bërë për të përafruar Kosovën dhe Bosnjën me njëra-tjetrën.

Deputetja boshnjake ka thënë se ka punuar në këtë aspekt shumë dhe se ajo ka edhe përkrahjen e kryeministrit Hoti për këtë çështje.

“Kosova ka zyre ndërlidhëse në Beograd dhe në Greqi, kështu që po mendoj që ta hapi edhe një të tillë në Bosnje”, tha ajo në “Teta Tete”.

“Unë e kam bërë një letër të hapur të cilën e kam dërguar në presidencën e Bosnjës dhe Dodik ka thënë ‘Kush është kjo Duda Balje që dëshiron që ta njeh Kosovën se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën’. Unë këtë e kam ditë por e kam bërë dhe kam provu. Na kemi vullnet bashkë me ministresha por nuk e kam gjet emocionin e njëjtë edhe nga Bosnja. Kjo është keq sepse për neve boshnjakët këtu Bosnja është shumë e rëndësishme”.