E dhimbshme, kamioni i merr jetën 31 vjeçarit nga një fshat i Gostivarit

Shpërndaje

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik sot në mesditë në magjistralen Gostivar- Kërçovë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor ndërmjet kryqëzimit të Zdunjës dhe pikës së pagesës rrugore në Gostivar, kur një automjet-mikser me targa të Gostivarit, i drejtuar nga personi me inicialet B.S. (52), nga Gostivari, ka g o d i t u r personin me inicialet A.M. (31 vjeçar) nga Banjca e Poshtme e Gostivarit.

Këmbësori ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, njofton policia, transmeton Tetova News.

Mjeku ka konstatuar v d e k j e n, kurse autoritetet kombetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes.