E kapi për fyti lojtarin kundërshtar, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq

Shpërndaje

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Burnleyt.

Pas një ndërhyrjeje të 28-vjeçarit në Dwight McNeil, u krijua tollovi duke nxitur zënkë ndërmjet lojtarëve të të dyja skuadrave.

Dhe Xhaka nuk u përmbajt, ashtu që e kapi për fyti njërin prej futbollistëve kundërshtarë duke nxitur ndërhyrjen e gjyqtarit kryesor.

Pas shqyrtimit të VAR-it, gjyqtari e ndëshkoi mesfushorin e Arsenalit me karton të kuq.

Më pas, Topçinjtë pësuan një autogol, kur sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang e gaboi portën duke shënuar me kokë. /Telegrafi/