E rëndë: 6 anëtarë të një familjeje kosovare vdesin nga COVID-i brenda muajit

Shpërndaje

Covid-19 po lë plagë të rënda në familjet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha dhe një i afërm i tyre nga Koretini i Kamenicës vdiqën si pasojë e infektimit me këtë virus.

Familjarët e saj i ka kujtuar, Zyrafete Basha. Ajo me një postim prekës ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪😪😪😪😪 😪”, ka shkruar ajo.