EKSLUZIVE / Arrihet koalicioni mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!?

Shpërndaje

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një takim larg vëmendjes së publikut në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, thonë burime të disa mediave nga Kosova

Të njëjtat burime thonë se Kurti dhe Osmani janë pajtuar që të arrijnë marrëveshje e të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në janar, eventualisht në fillim të muajit shkurt.

Albin Kurti i ka premtuar Vjosa Osmanit se do t’ia rezervojë vendet e mjaftueshme në listën e Vetëvendosjes, e kjo tash varet nga personat që do të do t’i ketë afër vetës Vjosa Osmani.

Gjithashtu, thuhet se Vjosa Osmani do ta ketë numrin dy në listën zgjedhore të VV-së.