Engel i thotë Cakajt: Kosova dhe Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time

Shpërndaje

Kongresmeni Eliot Engel, ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në një bisedë virtuale që ka pasur me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ai i ka thënë se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Engel ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë.

“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale! Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së!”, ka shkruar Cakaj.