Fyerja raciste ndaj futbollistit turk nga gjyqtari rumun, Erdogan kërkon reagim nga UEFA

Shpërndaje

Ndeshja në mes të Paris Saint Germain dhe Istanbul Basaksehir është ndalë në gjysmë për shkak të fyerjeve raciste.

Gjyqtari rumun Sebastian Coltescu e ka fyer në baza racore futbollistin turk dhe për këtë edhe lojtarët e PSG-së i janë bashkuar protestës së mysafirëve dhe shkuan në zhveshtore.

Për racizmin e shprehur ndaj sportistit turk ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Turqia gjithmonë ka qëndrim të pakusht kundër të gjitha formave të racizmit dhe të diskriminimit në fushat sportive dhe në të gjithë sferat e jetës”, shkroi Erdogan në Twitter duke dënuar ashpër veprimin e gjyqtarit rumun.

Ai ka kërkuar nga UEFA të ndërmarrë veprimet e nevojshme.