Georgievski: Njerëzit janë shokuar nga Zaev sepse nuk e dinë të kaluarën

Shpërndaje

Ish-kryeministri, Lubço Georgievski në një intervistë për median bullgare BGNES ka folur lidhur me kontestin bullgaro – maqedonas dhe qasjet e politikave dhe ndikimeve në Shkup.

Sipas tij, qytetarët në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë tërë kohën janë bindur se Bullgaria është armike dhe duhet të luftohet kundër saj, për shkak se ky shtet në çdo kohë mund të sulmonte.

Georgievski ka shtuar se edhe me ardhjen e demokracisë, për fat të keq nuk është bërë asgjë në planin e ndryshimit të perceptimit historik dhe terminologjisë.

“Dhe tani Zaev kur foli për disa punë në BGNES për historinë e përbashkët, pjesa më e madhe e shoqërisë maqedonase është shokuar. Janë të shokuar se për shkak se gjendemi në një lloj situate lufte, në të cilën grupe të politikanëve si unë, Zaev, Pendarovski, Vllado Buçkovski, ish-ministri i jashtëm Denko Malevski, jemi pjesë e politikanëve progressive dhe që insistojnë që historianët të flasin dhe të hulumtojnë. Megjithatë, historianët fuqishëm janë kapur tek predhat e skemave ish-jugosllave dhe nuk dalin nga ato. Ky është realiteti”, theksoi Georgievski.