Glauk Konjufca: Figura më kredibile për kryetar të Prishtinës është Arben Vitia

Shpërndaje

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Arben Vitia do të ishte figurë më kredibile për të konkurruar në postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Në Rubikon të Klan Kosovës ai u shpreh se ende nuk është vendosur, por se është një konsensus i kuptueshëm që Vitia është kandidat që do ta fitonte atë betejë dhe se personalisht mendon që do të ishte zgjedhja më adekuate.

Konjufca po ashtu akuzoi Shpend Ahmetin se i ka zhgënjyer përgjithësisht kryeqytetasit për pritjet që i kanë pasur për të.

“Premtimet që i ka dhënë kanë qenë shumë ambicioze, por kur e shohim gjendjen aktuale pas shtatë vjetëve, ka shkuar shumë me inercionin e asaj që e pat filluar. Pra, nuk e ka ndaluar krimin e organizuar, ndërtimet e paligjshme, etj.”, u shpreh Konjufca.