Glauk Konjufca: LDK-ja nuk e ka fare hallin te presidenti por tek zgjedhjet nacionale

Shpërndaje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se subjekti që ky përfaqëson, nuk do t’i përgjigjet fare ndonjë ftese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin për çështjen e presidentit.

“Ne mendojmë si Vetëvendosje që as që ja vlenë të shkojmë në mbledhje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nuk e ka hallin fare te presidenti, por e ka hallin tek mosshkaktimi i zgjedhjeve të reja nacionale parlamentare”, ka thënë ai fillimisht.

Konjufca në Rubikon, ndër të tjera ka thënë se çështja e presidentit nuk është shqetësim i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Për LDK-në nuk është shqetësimi dhe fokusi që Kosova nuk e ka një president. Shqetësimi është qysh kjo me qenë instrument i shmangies së zgjedhjeve nacionale. Kështu e konsideroj sjelljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për arsye se nuk jam i sigurt nëse e ka të garantuar vendin e tretë në zgjedhje nacionale”, u shpreh Konjufca.