Grafite antishqiptare në Gostivar – Drejtori i Ndërmarrjes Komunale del dhe i fshin personalisht

Shpërndaje

Grafite antishqiptare u denoncuan gjatë ditës së sotme në qytetin e Gostivarit, nga këngëtarja e njohur nga Shkupi, Agnesa Çavolli. “Rreptësisht ndalohet hyrja për shqiptarë”, shkruhej në hyrjen e një ndërtese në Gostivar, duke e përdorur epitetin sërb për shqiptarët “shiptari”, përcjell in7. Pas denoncimit në rrjetet sociale, ka qënë personalisht drejtori i Ndërmarrjes Komunale në Gostivar, Isak Lazami, i cili ka dalur në terren dhe të njëjtat grafite i ka fshirë.

Në Maqedoninë e Veriut me vite të tëra nëpër çdo qytet bëhen mbishkrime dhe grafite të ngjashme për shqiptarët, por deri tani nuk dihet ndonjë rast ku autoritetet të kenë marrë masa për të gjetur fajtorët.