Grubi dhe Zaev kanë biseduar për situatën në Fondin Pensional

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot tha se me kryeministrin Zoran Zaev kanë biseduar për situatën me Fondin Pensional nga ku kanë vendosur që bashkërisht t’i shqyrtojnë shkrimet e mediave dhe deklaratat e të punësuarve në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe dhe praninë e bashkëshortit të drejtoreshës Biljana Jovanovska.

“Do ta shqyrtojmë bashkërisht, t’i shohim të thënat në mediat dhe punonjësve dhe më pas do të ndërmerren masa. Bashkëshorti i saj nuk punon në atë institucion dhe nuk ka çfarë të kërkojë posaçërisht nuk mund të japë urdhra ndaj punonjësve të tjerë në Fondin Pensinal”, tha Grubi.

Grubi i bëri thirrje drejtorit të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Fatmir Iseni që të merret me këtë çështje, ndërsa nga Inspektorati thonë se nuk mund të veprohet në terren për shkak se inspektorët janë në fazën e licencimit.

Ndryshe, në media u shfaqën video ku shihet se si hiqen shkrimet në gjuhën shqipe dhe se si bashkëshorti i drejtoreshës qëndron në institucion./Telegrafi/