Halil Kastrati: “Shoqata Jetimat e Ballkanit”, po vazhdojmë me punimet në Lezhë!

Shpërndaje

Halil Kastrati nëpërmjet “Shoqatës Jetimat e Ballkanit” njofton për vazhdimin e punimeve në Lezhë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Po vazhdojnë punimet në Lezhë!

Sot ishim ne qytetin e Lezhës dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama pamë punimet e objektit që po ndërtohet nga donatorët e shoqatës sonë.

Në qytetin e Lezhës “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë dy pallate dhe 9 shtëpi për familjet qe janë prekur nga tërmeti i vitit të kaluar.

Falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Lezhës z. Pjerin Ndreu për nderin dhe respektin.