Halil Kastrati: Sot u bë realitet ëndrra e cila më ka lën shumë vite pa gjumë! (Foto)

Shpërndaje

Humanisti Halil Kastrati nëpërmjet rrjetit social njofton se sot është bërë përurimi i “Shtëpisë së të Moshuarve” një objekt që do të rikthejë shpresën te qindra pleq tanë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Sot u bë realitet ëndrra e cila më ka lën shumë vite pa gjumë!

Të nderuar vëllezër e motra.

Të nderuar bamirës.

Sot përuruam “Shtëpinë e të Moshuarve” një objekt që do të rikthejë shpresën te qindra pleq tanë.

Falënderoj nga zemra pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ndërsa u kërkoj falje të gjithëve që për shkak të pandemisë nuk patët mundësi të jeni në këtë moment të rëndësishëm edhe fizikisht me ne.
Më shumë se 3 mijë bamirës që sot u pllakosët në muret e kësaj ndërtese si dëshmi për humanitetin tuaj, Zoti ju shpërbleftë juve dhe gjithë bamirësat që po bëjnë të pamundurën të mundur!
Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë.